Sezoni veror 2025 në Himarë, Tavo: Do të ketë zhvillime domethënëse

14:28 | 24 Gusht 2024
K.B

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo ka folur për projektet dhe planet e kësaj Bashkie për hapjen e sezonit veror 2025.

Këto komente Tavo i bëri në Facebook, ku bëri të ditur se së ka ndjekur nga afër punimet , ku ndër tjerash theksoi se do të ketë zhvillime domethënëse në aspektin e pronave.

“Të angazhuar totalisht, së bashku me drejtuesit e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Qendrore, Sarandë e Vlorë dhe Agjencisë Kombëtare të Planifilimit të Territorit, por edhe me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe Agjencinë e Zhvillimit të Territorit, për të ndjekur me prioritet punët, projektet dhe planet e Bashkisë Himarë, ku deri në hapjen e sezonit veror 2025 do të ketë zhvillime domethënëse në aspektin e pronave, investimeve dhe projekteve”, shkroi Tavo./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme