Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e konsideron sezonin turistik të këtij viti si një kthesë historike për Shqipërinë.
Në një konferencë shtypi nga Kryeministria, Rama theksoi se vendi tashmë ka hyrë në një fazë të re transformimi për turizmin me synimin që deri në vitin 2030, Shqipëria të bëhet vendi lider për turizëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Këtë vit Shqipëria po përjeton sezonin e një kthese historike që është rezultat i shumë përpjekjesh të bëra në vitet e mëparshme dhe kurorëzim i një faze të re transformimi për turizmin. Sot shohim frytet e para domethënëse në një rrugë që për ne është e përcaktuar si rruga drejt Shqipërisë 2030 ku Shqipëria do të jetë kampione absolute në rajonin tonë për turizmin dhe kur them në rajonin tonë kam parasysh Ballkanin Perëndimor”.
Kreu i qeverisë evidentoi numrin e lartë të turistëve që kanë hyrë në Shqipëri deri në këto momente.
“Shifrat flasin për një sukses të jashtëzakonshëm edhe në aspektin e afrimit thuajse të plotë me Greqinë apo me të tjera vende që janë shumë përpara nesh kur vjen fjala te numri i turistëve për frymë”.
Kryeministri Rama vlerësoi edhe transformimin që ka pësuar Aeroporti “Nënë Tereza”, që në ditë përpunon rreth 200 fluturime.
“Duhet nënvizuar një element që është Aeroporti i Tiranës i cili ka pësuar një transformim shumë të rëndësishëm me ndryshimin e koncesionarit, me investimet që janë bërë nga kompania shqiptare në aeroport dhe faktikisht Shqipëria në rritjen e numrit të pasagjerëve në trafikun ajror është në vendin e parë dhe sot jemi në kushtet kur mund të themi pa rezervë që jo vetëm jemi konkurrues me Aeroportin e Beogradit që është aeroporti më i madh i rajonit tonë, por me shumë gjasë mund ta kapërcejmë Aeroportin e Beogradit në numër pasagjerësh këtë vit. Besoj që është e rëndësishme të kujtohet se kantieri i Aeroportit të Vlorës është në punë sipas grafikut. Aeroporti i Vlorës do operohet nga Aeroporti i Mynihut dhe kemi shumë besim që me futjen e Aeroportit të Vlorës do kemi bum të konsiderueshëm në rritjen e numrit të turistëve”, u shpreh Rama./tvklan
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...