Me nisjen e sezonit turistik, qytetaret dhe bizneset në Durrës ankohen për furnizimin me ujë të pijshëm, në zonën e plazhit.
Kjo vjen si pasojë e shtimit të përdoruesve të tij. Për këtë arsye shoqëria e ujësjellës kanalizimeve në këtë qytet po punon për vënien në punë të një linje të re furnizimi nga Cerma e Lushnjes ndërkohë që ndodhen në fazën përfundimtare punimet për rrjetin e ri që mbulon zonën nga ura e Dajlanit deri në Plepa.
“Shoqëria me kapacitetet aktuale ka pasur problematika të vazhdueshme për këtë zonë gjatë periudhës turistike dhe ne na është premtuar që në fund të muajit maj të merrej në dorë një investim i ri me fondet e buxhetit të shtetit që do të ndikojë dukshëm në përmirësimin e cilësisë me 140 m3/s. Shoqëria jonë ka marrë të gjitha masat e duhura për realizimin e këtij investimi brenda kohës dhe të mos krijoje pengesa në mbarëvajtjen e sezonit turistik”, thotë Stela Nenada, koordinatore e projektit ne UKD.
Ky investim që kap vlerën e 170 milion lek të reja pritet t’u shërbejë mbi 21 000 banorë rezidentë gjatë gjithë vitit ne plazh, si dhe pushuesve të shumtë që frekuentojnë këtë pjesë të bregdetit të Adriatikut./tch
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë