Sezoni i ri turistik ka nisur me problemet e vjetra të ndarjes së plazhit në Durrës. Tre persona kanë menduar që parcelat e plazhit t’i ndajnë jo sipas ligjit, por me dhunë.
I. Ç., 52 vjeç, E. Ç., 25 vjeç dhe Sh. M., 26 vjeç të tre banues në Durrës, janë përplasur fizikisht këtë të enjte ndërsa sipas bluve shkak është bërë ndarja e plazhit.
Tre personat e përfshirë ndërkohë u vunë nën hetim për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës” dhe “Vetëgjyqësia”.
Ndarja e hapësirave të plazheve, ka shkaktuar në jo pak raste konflikte fizike mes personave të ndryshëm në vendin tonë, ngjarja më e rëndë mbetet ajo në Velipojë, ku mesnatën e 27 qershorit 2021, 4 persona mbetën të vdekur dhe 2 të plagosur, pas konflikteve për parcelat e plazhit mes dy familjeve atje.
Prej disa vitesh në vendin tonë për të zotëruar një parcelë plazhi Ministria kërkon që bizneset të aplikojnë online, për të për fituar hapësirën, ndërsa vit pas viti e gjithë procedura është shoqëruar edhe me akuza ndaj ministrisë për ndarjen e padrejtë të plazheve./ Ora News
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...