Në prag të nisjes së sezonit turistik, Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla inspektoi pikën kufitare të Rinasit, ku u njoh nga afër me masat e marra për përpunimin e kalimit të qytetarëve, në hyrje apo në dalje.
Ministri kërkoi nga punonjësit e policisë të jenë të sjellshëm me turistët e huaj që vijnë në Shqipëri.
“Mos harroni asnjëherë se mesazhi kryesor që duhet të japim është që çdo punonjës i Policisë së Shtetit në kufi është kontakti i parë i një të huaji me Shqipërinë. Gjëja që mban mend një i huaj që vjen për herë të parë në Shqipëri është kontakti i parë me shtetin, që është punonjësi i policisë kufitare. Edhe ju kur keni qenë jashtë shtetit gjëja e parë që mbani mend është kontakti me policinë e kontrollit kufitar. Duhet ta shohësh me mikpritje vizitorin e huaj, në momentin që ai vjen dhe sjell pasaportën, duhet t’i thuash “Welcome to Albania”, edhe ai thotë që ky është një vend i dashur, sepse ne shqiptarët mikun e kemi njëlloj me Zotin. E kemi të shkruar në ADN tonë që shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e Zotit.”
Vlerësim pati për punën që po bëhen sa i përket ndalimit të emigracionit të paligjshëm.
“Dua të theksoj punën që është bërë dhe vijon të bëhet kundër emigracionit të paligjshëm ose kërkesave për azil në vendet e BE-së nga qytetarë shqiptarë. Shifrat e 2-mujorit janë brenda mesatares së vendeve të tjera por gjithsesi duhet të rritet fokusi në ato intervistimet që bëhen.”
Një paralajmërim e pati për ata që tradhëtojnë betimin e punonjësit të policisë.
“Ne duam të shohim një shërbim kufitar të rregullt, me mirësjellje dhe pa dyshim një shërbim kufitar i cili të respektojë ligjin dhe vetëm ligjin. Ne nuk do të tolerojmë që mes nesh, në policinë kufitare, të kemi nga ata që tradhtojnë betimin e punonjësit të policisë, besimin e qytetarëve. Këtu mund të vijnë edhe qytetarë të huaj të cilët synojnë që të kalojnë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri dhe përmes saj, të shkojnë në vende të tjera. Ne nuk duhet ta lejojmë një gjë të tillë. Edhe në largim, duhet të mos tolerojmë askënd që mund të largohet nga Shqipëria për qëllime të kërkimit të azilit.”
Balla tha se po diskutohet shtimi i personelit të policisë kufitare për të shkurtuar oraret e shërbimit./klannews/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...