Fieri nuk gjen paqe. Edhe pse prej ditësh po vijojnë të digjen mbetjet në zonën e Mbrostarit, disa vatra janë aktivizuar në zona të tjera.
Sot pasdite një zjarr i madh ka përfshirë kodrat në fshatin Cakran të Fierit. Sipas Klan News mësohet se flakët po përhapen në një zonë me ullinj dhe shumë bimë janë djegur.
Siç shihet dhe nga pamjet, zjarri është aktiv në disa vatra dhe pse forca të shumta janë në terren dhe po mundohen për shuarjen e tyre.
Fieri është një nga qarqet më të prekura nga zjarret, pasi vetëm gjatë muajit Korrik është raportuar për 100 vatra që kanë djegur qindra hektarë bimësi.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës