Sërish tërmet, pas Vermoshit tronditet edhe Adriatiku

13:11 | 4 Janar 2018
Arbresh.info

Një tërmet tjetër më i moderuar ka rënë pak minuta më parë pranë Shqipërisë pas atij të Vermoshit.

Institutet ndërkombëtare të Sizmiologjisë kanë regjistruar një tjetër tërmet në detin Adriatik mes Shqipërisë dhe Italisë.

Tërmeti në fjalë ishte tre ballë dhe ka rënë vetëm 10 minuta pas atij 5.2 ballë në zonën që ndan Shqipërinë, Malin e Zi dhe Kosovën, shkruan Albeu.com.

Ndryshe nga i pari, tërmeti që ka rënë në Adriatik ishte në një thellësi të madhe dhe nuk është ndjerë nga banorët në shtetet respektive. /albeu.com

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme