Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka qenë sot i ftuar në programin “E diela shqiptare” në një intervistë ku ka treguar pak a shumë punën e një viti që po mbyllet në krye të bashkisë.
I veshur me bluzen tipike te dhjetorit, me drere e babagjyshe, ndërsa ka folur edhe për jetën private apo ardhjen në jetë të djalit, Veliaj sigurisht nuk i është shmangur pyetjes që e lidh drejtpërdrejtë me sfidën më të rëndësishme të vitit të ardhshëm, gara për bashkinë.
Ndonëse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht kandidatura e tij, duket se Veliaj e ka lënë të kuptohet, që Partia Socialiste do ta kandidojë sërish emrin e tij, ndërsa ka thënë që mezi pret fushatën të ballafaqohet.
Ardit Gjebrea: Sa je i bindur që Tirana do të japë dhe 1500 ditë të tjera?
Erion Veliaj: Mezi e pres fushatën, që të ballafaqohem me gjërat që kam bërë, por edhe për të shikuar alternativën që kanë të tjerët. Dhe unë besoj që ne duhet të kemi një fushatë të qetë, inkurajuese, frymëzuese për alternativat më të mira dhe do të isha shumë i lumtur për të parë alternativat e tjera për të korrektuar punën time. Por kam shërbyer me shumë dashuri dhe besoj se e meritojmë që të vazhdojmë projektet që kemi nisur në Tiranë. Nuk bëhen të gjithë në një mëndje, për aq kohë sa ka një shumicë të drejtë, të ndershme nuk pyet shumë për parti.
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...