Google ADS

Serbia eksporton energji drejt Shqipërisë

17:09 | 26 Gusht 2017
Arbresh.info

Shqipëria po shpëtohet nga Serbia dhe kompanitë që prodhojnë energji në tregun vendas për të siguruar furnizimin e konsumatorëve në muajin shtator.

Korporata elektroenergjitike ka mbyllur tenderin e parë të saj duke blerë energji nga kompanitë serbe dhe ato shqiptare.

Fatura e çmimit edhe për shtatorin është mjaft e lartë krahasuar me mesataren e vjetore. Një megavat orë energji u tregtua mesatarisht me 62.3 euro, ndërsa kishte kompani që kanë ofruar edhe 70 euro për 1 megavat.

KESH-it është dashur të ezaurojë 1/3 e fondit për emergjencat që u dha nga Banka Botërore për të blerë 115 mijë megavat orë energji elektrike./klantv/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme