Lufta në Ukrainë diktoi tregtinë globale të drithërave për shkak të peshës së lartë në furnizime që kishin dy vendet në konflikt.
Kjo ngjarje pati ndikimet e veta edhe në Shqipëri në dy drejtime, se pari në rënien e importeve dhe së dyti në ndryshimin e gjeografisë së importeve pa hequr rolin e Rusisë si furnitori i dytë kryesor i vendit tonë më grurë.
Të dhënat zyrtare të instituti kombëtar i statistikave INSTAT mbi tregtinë e jashtme tregojnë se, importet e grurit pësuan rënie me 24 për qind gjatë 11 mujorit duke arritur në 222 mijë tonë nga 294 mijë që ishin në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Lufta në Ukrainë ka nxitur prodhimin vendas. Shumë fermerë mbollën drithëra nga frika e mungesës së furnizimeve dhe çmimeve të larta më të cilin gruri u shit në muajt e parë të luftës në tregjet ndërkombëtare.
Rënia e importeve po shkaktohet edhe nga një emigrimin i fortë të rinjve, që ka ndikuar në rënien e konsumit të bukës, raportojnë aktorët e tregut, raporton Monitor.
Rusia kalon në furnitorin e dytë, dyfishohen importet nga Ukraina
Deri vitin e kaluar Rusia ishte furnizuesi kryesor i vendit me grurë. Këtë vit pas konfliktit në Ukrainë, importet e grurit nga Rusia kanë pësuar rënie të dukshme me 51 për qind, por sërish mbetet partneri i dytë tregtar më i rëndësishëm i vendit për drithra.
Në 11 mujorin 2022 u importuan nga Rusia rreth 66 mijë tonë grurë, të cilat zunë 29.6 për qind të importeve totale në këtë periudhë. Në të njëjtën periudhë të vitit 2021 importet e grurit nga Rusia zinin 43 për qind të totalit.
Teksa importet nga Rusia gjatë këtij viti kanë rënë, u dyfishuan blerjet e drithërave nga Ukraina, e cila këtë vit ishte e treta pas Serbisë dhe Rusisë për volumet e furnizimit më drithëra. Sasitë e importit nga Ukraina janë rritur me 105 % për qind në 11 -mujor në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Importet e grurit nga Ukraina këtë vit zunë 8.8 për qind të importeve totale të drithërave nga vetëm 3.2 për qind që zunë vitin e kaluar.
Serbia bëhet furnizuesi më i madh i grurit në Shqipëri
Importet e grurit nga Serbia në 11 mujorin e vitit 2022 kanë pësuar rënie me 12 për qind, por ajo u rendit e para për volumet e importit, duke zënë vendin e Rusisë.
Sipas të dhënave të INSTAT, importet e drithërave nga Serbia arritën në 96 mijë tonë dhe përbënin 43.3 për qind të importeve totale të drithërave në këtë periudhe.
Rusia dhe Serbia kontribuuan me 73 për qind të importeve të grurit këtë vit nga 83 për qind vitin e kaluar në të njëjtën periudhe.
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë