Në Serbi, por edhe në vende tjera të ish-Jugosllavisë janë të përhapura martesat me vajza nga Shqipëria. Ekzistojnë edhe agjenci ndërmjetësimi, të cilët varësisht shumave, ofrojnë udhëtime në vende të Shqipërisë për t’u njohur me bashkëshortet e tyre potenciale.
Martesat përmes marrëveshjeve midis shqiptareve dhe beqarëve nga gjithë Ballkani kanë egzistuar prej kohësh, ndërsa tani ekziston edhe një agjenci ndërmjetësimi përmes internetit. Grupi “Shqiptarët për martesë” në “Facebook”, ka bërë që shumë serbë, maqedonas, boshnjak dhe kroatë të gjejnë bashkëshortet e tyre.
Mediat serbe thonë se motivi i të rejave shqiptare për martesë, është ikja nga varfëria, kurse motivi më i shpeshtë tek meshkujt serb është se nuk mund të gjejnë bashkëshorte. Siç thuhet në njoftimin e mediave serbe, agjencia deri tani ka arritur të lidhë marrëveshje për 82 martesa, prej të cilëve 46 për shtetas serb, kurse të tjerët për meshkujt nga ish-republikat tjera jugosllave. Në shumicën e rasteve, klientët e kësaj Agjencie shkojnë në Shqipëri dhe i zgjedhin vetë vajzat me të cilat agjencia ka lidhur marrëveshje për gjetje të bashkëshortit.
Televizionet serbe po i kushtojnë shumë rëndësi këtij fakti madje edhe me reportazhe të krijuara për martesave të këtilla kryesisht në pjesën jugore të Serbisë. Zoran Jovanoviq një 45 vjeçar nga rrethina e Aleksandrovcit është martuar me shqiptaren Mia.
Ai tregon se i është dashur shumë kohë për të gjetur bashkëshorten.
“Një vit jam munduar… Tek ne kishte vajza por asnjëra nuk dëshironte të martohej në fshat dhe sikurse shumë shokë shkova në Shqipëri për të gjetur grua.
Ndërsa bashkëshortja Mia thotë se me Zoranin ia kalojnë shumë mirë.
“Ishte i bukur. Pajtohemi mirë. Kam dëgjuar se shumë vajza nga Shqipëria vijnë e martohen në Serbi dhe jetojnë mirë”.
Autoritetet e Komunës së Aleksandrovcit në jug të Serbisë thonë se ka shumë martesa të këtilla.
Mediat serbe gjithashtu njoftojnë se shumë vende rurale, kryesisht në jug të Serbisë kanë filluar të gjallërojnë falë martesave të këtilla./abc
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë