Google ADS

Sekuestrohet kanabis në Himarë

10:57 | 26 Gusht 2017
Arbresh.info

Një sasi prej rreth 11 kilogramësh lëndë narkotike është sekuestruar nga policia e Himarës në pyllin e fshatit Ilias.

Policia bën të ditur se gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Ilias, konkretisht në vendin e quajtur ”Pylli i Llongës”, kanë konstatuar në brendësi të pyllit, të hedhura përtokë midis pemëve një sasi të paambalazhuar në gjendje të thatë lënde narkotike kanabis sativa me peshë totale rreth 11 kilogram.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme