Me vendim të gjykatës së Vlorës dhënë ditën e djeshme, janë sekuestruar disa prona të Habiljave në qytetin bregdetar të cilët dyshohet të kenë burime financiare nga veprimtari të paligjshme.
Vëllezërit Artan, Florian dhe Moisi Habilaj akuzohen si persona të dyshuar për pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale. Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Drejtorinë e Pastrimit të Parave, sekuestruan njësi shërbimi dhe apartamente të shumta në emër të Habiljave në Vlorë.
GJyjkata caktoi masën e sigurimit pasuror “Sekuestro- preventive” mbi pasuritë e mëposhtme :
Njësi Shërbimi me sipërfaqe 157 m2, ndodhur ne lagjen ”28 Nëntori”, Vlorë, në pronësi të shoqërisë Turi&Mzb shpk dhe Florian Habilaj.
Njësi shërbimi me sipërfaqe 136 m2, në lagjen ”29 Nëntori”, Vlorë, në pronësi të shtetasit Florian Habilaj.
Apartament banimi në Vlorë, në pronësi të shtetasit Artan Habilaj.
Apartament banimi me sipërfaqe 69 m2 , në lagjen ”Uji i Ftohtë”, në pronësi të K.H..
Apartament banimi me sipërfaqe 104.5 m2 në Vlorë, në pronësi të shtetasit F.M..
Njësi shërbimi dhe banimi, me sipërfaqe 156 m2, në Vlorë, në pronësi te shtetasit Artan Habilaj.
Policia thotë se vijon puna për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë buruar nga aktiviteti kriminal.
Moisi Hablaj është arrestuar në Itali si kreu i bandës kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria drejt shtetit fqinj. Në përgjimet që kanë nisur ndaj tij që prej vitit 2013, ai përmend edhe emrin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri si të përfshirë në këtë trafik. Ndaj Tahirit ka nisur procedim në Shqipëri më 17 tetor 2017. Habilajt janë kushërinj të largët të ish-ministrit.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...