Në pikën e kufitare të Kakavijës policia i ka sekuestruar dy personave një mjet luksoz i cili ka rezultuar i vjedhur dhe personit tjetër rreth 70 mijë euro, të cilat ka tentuar t’i transferojë në mënyrë të paligjshme drejt Greqisë.
Gjatë kontrollit të kryer nga policia kufitare është bërë bllokimi dhe sekuestrimi i një mjeti i markës Renault i cili drejtohej nga 21-vjeçari me iniciale E. X. Mjeti u sekuestrua pasi rezultoi me ndërhyrje mekanike në numrin e shasisë.
Gjithashtu në vijim të kontrollove në pikën kufitare të Kavavijës , 49-vjeçarit me iniciale V.G i lindur në Sarandë dhe banues në Greqi iu gjetën gjatë kontrollit të makinës një shumë prej 70900 eurosh, të cilat i kishte fshehur në automjet, me qëllim shmangien e kontrollit.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 automjet dhe sasinë prej rreth 70 mijë eurosh.
Personat do të procedohen për veprat penale “Trafikim i mjeteve motorike” dhe “Mosdeklarim i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe materialet në ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Policia Kufitare vijon zbatimin e masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Bllokohet një tjetër mjet luksoz i vjedhur.
I sekuestrohen 70900 euro një shtetasi, i cili tentoi t’i transferonte në mënyrë të paligjshme drejt Greqisë.
Procedohen penalisht dy shtetas.
Në vijim të zbatimit të detyrave të përcaktuara në planin e masave për shtimin e kontrolleve në pikat doganore, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve te imtësishme të kryera nga Policia Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore dhe Frontex-in, në dalje të RSH-së është bërë bllokimi dhe sekuestrimi i automjetit të markës Renault, me drejtues shtetasin shqiptar E. X., 21 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Greqi. Mjeti i këtij shtetasi rezultoi me ndërhyrje mekanike në numrin e shasisë.
Po në vijim të kontrolleve u kap shtetasi me inicialet V. G., 49 vjeç, lindur në Sarandë dhe banues në Greqi, të cilit gjatë kontrollit në automjet iu gjet një sasi prej 70900 eurosh, të cilat i kishte fshehur në automjet, me qëllim shmangien e kontrollit.
Në cilësinë e provës materiale u bllokuan 1 automjet dhe një sasi prej 70900 eurosh.
Veprimet e para hetimore për këto raste u kryen nga DVP Gjirokastër, për veprat penale “Trafikim i mjeteve motorike” dhe “Mosdeklarim i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe materialet në ngarkim të dy shtetasve i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme./opinion.al
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë