Sekuestrohen mijëra euro në Shqipëri

10:16 | 18 Mars 2017
Arbresh.info

Policia e Fierit ka sekuestruar disa shumë të konsiderueshme në valutë të shoqërisë “BP-2014”, e cila dyshohet për pastrim paras.

Sekuestro e vendosur nga sektori i Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë së Fierit ka bllokuar 110 mijë euro, 2.8 mln lekë dhe 245.253 dollarë të depozituara nga ortakët e shoqërisë, shtetasit me inicialet B.Ç. dhe D.C.

Hetimet vazhdojnë për llogari të tjera bankare të kësaj shoqërie dhe përfaqësuesve të saj të cilët dyshohen për pastrim të produktit të veprës penale apo veprimtarisë kriminale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme