Google ADS

Sekuestrohen gjashtë kilogramë kanabis, arrestohet poseduesi

12:14 | 24 Qershor 2020
Arbresh.info

Gjashtë kg lëndë narkotike kanabis sativa janë sekuestruar nga policia, ndërsa është arrestuar poseduesi i lëndës narkotike në Lushnjë.

Operacioni antidrogë i koduar “Taksisti” bëri arrestimin në flagrancë të shtetasit O. M., 49 vjeç, banues në Tiranë.

Në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”, gjatë kontrollit të automjetit të tij tip “Benz”, u gjetën dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 6 kg lëndë narkotike kanabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme