Gjatë një operacioni të koduar “MBROSTARI”, policia e Fierit ka sekuestruar 8 kg lëndë narkotike kanabis sativa, dhe ka vënë në pranga përdoruesin e saj, shtetasin Alket Merka, 40 vjeç.
“Nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, u bë i mundur finalizimi i operacionit të koduar ‘MBROSTARI’, ku si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: Alket Merka, 40 vjeç, banues në fshatin Mbrostar Ura, Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesën e tij në Mbrostar Ura, i’u gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 8 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ parashikuar nga Neni 283/1 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...