Google ADS

Sekuestrohen 74 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar, arrestohet 34-vjeçari

10:17 | 9 Nëntor 2022
A. B.

Policia greke ka sekuestruar 74 kilogramë e 370 gram kanabis në Kastoria, në afërsi të kufirit greko-shqiptar.

Për pasojë ka rënë në pranga një 34-vjeçar, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, gjithashtu me origjinë shqiptare.

Protothema.gr shkruan se dy shqiptarët tentuan të fusnin drogën në territorin grek në orët e para të mëngjesit sot duke kaluar nga një pikë kufitare të mbyllur.

Në momentin kur ata kuptuan se policia greke po u vinte nga pas, në panik e sipër për të shpëtuar ata hodhën në rrugë katër pakot me kanabis dhe u nxituan të largohen për t’i shpëtuar arrestimi.

Vetëm njëri prej tyre ia doli, ndërsa 34-vjeçari u arrestua. 34-vjeçarit shqiptar i janë konfiskuar dy aparate celularë dhe 200 euro./acbnews.al.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme