Një sasi prej 65 kilogramë marijuanë në formë çokollate është sekuestruar nga policia e Shkodrës gjatë një operacioni që ka goditur një tentativë për të trafikuar një sasi të madhe lënda narkotike.
Lënda narkotike është gjetur në një tunel. Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe rreth 31 kg kanabis në formë bohçeje.
“Jam sot këtu së bashku me stafin tim për të bërë prezent rezultatet e punës në kuadër të operacionit policor kombëtar antikanabis të koduar “Territor i pastër” i cili ka nisur që prej fillimit të kësaj jave nga Shkodra.
Gjithashtu nëpërmjet jush dua të komunikoj me qytetarët e qarkut Shkodër, për sensibilizimin e tyre me qëllim bashkëpunimin akoma më shumë me Policinë për të denoncuar cdo rast të tentativës për kultivim të kanabisit por dhe të çdo paligjshmërie tjetër.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin operacional “Territor i pastër”, të miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit për marrjen e masave parandaluese dhe operacionale ndaj tentativave për kultivim, prodhim, shitje e trafikim të kanabisit, prej një jave ka nisur operacionet e kontrollit në terren.
Bazuar në inteligjencën policore dhe si rezultat i kontrollit masiv të territorit, mbështetur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit me mjete të kalueshmërisë së lartë me pajisje logjistike, kryesisht dronë të cilësisë së lartë, është bërë i mundur evidentimi i 11 rasteve të tentativave për të kultivuar kanabis në vende të ndryshme të territorit të qarkut Shkodër.
Për 11 raste janë evidentuar dhe asgjësuar 19300 fidanë kanabis të kultivuar në kubikë, vazo dhe në tokë, në Malësi të Madhe, Vau i Dejës, Njësitë Adminsitrative të Bashkisë Shkodër, dhe janë sekuestruar 2160 fara kanabisi.
Për këto raste nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Komisariateve në varësi të saj nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër si dhe për disa raste me SPAK, vijojnë hetimet proaktive për persona dhe grupe kriminale që organizojnë këtë veprimtari kriminale.
Po në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Territor i pastër” dhe “Tempulli 2”, gjatë orëve të fundit është siguruar informacion për një tentativë për trafikim të një sasie të konsiderueshme e dyshuar marijuanë të përpunuar në formë çokollate dhe në formë boçeje.
Strukturat e Hetimit në Drejtorinë Vendore, strukturat Operacionale dhe ato Shqiponja kanë ndërhyrë në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër në një ambient të përshtatur me tunel për të fshehur lëndën narkotike dhe gjatë kontrollit në tunel kanë gjetur dhe sekuestruar 65.5 kilogramë marijuanë të përpunuar në formë çokollate. Në vijim të operacionit në brendësi të një automejti tip furgon të parkuar afër të këtij ambienti, u gjetën dhe u sekuestruan 31.5 kilogramë kanabis në formë boçe dhe një sasi municioni luftarak.
Në momentin e ndërhyrjes nuk janë kosntatuar personat e dyshuar por nga hetimet paraprake është bërë shpallja në kërkim e dy shtetasve si autorë të dyshuar të këtij rasti dhe konkretisht shtetasit N. M., 42 vjeç dhe B. M., 37 vjec, lindur në fshatin “Ura e Shtrenjtë” dhe banues në Shkodër, për të cilët vijon puna për kapjen e tyre.
Po nga hetimet rezulton se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe një grup personash të tjerë dyshohet se janë implikuar në aktivitetin kriminal të prodhimit dhe shitjes së kanabisit në qarkun e Shkodrës.
Gjatë katër mujorit të parë të këtij viti janë evidentuar dhe asgjësuar rreth 51 mijë fidanë kanabis, baza logjistike për rastet e evidentuara, janë sekuestruar rreth 10 mijë fara, 170 kilogramë kanabis, e sende të tjera që shërbenin për kultivim, dhe prodhime shitje të tij.
Janë arrestuar, ndaluar e proceduar 61 shtetas ndërkohë që vijojnë hetimet e thelluara për dhjetëra shtetas të tjerë dhe grupe kriminale për rastet e evidentuara gjatë kësaj jave.
Duke përfituar nga rasti dua ti drejtohem qytetarëve që duan dhe zbatojnë ligjin, që duan që fëmijët e tyre të jenë të sigurtë në rrugë, në shkollë dhe të mos kërcënohen nga rreziku i përdorimit të lëndëve narkotike apo të përfshirjes në shpërndarje të lëndëve narkotike:
Besoni dhe bashkëpunoni më shumë me Policinë e Shtetit, ne jemi në shërbimin tuaj dhe të zbatimit të ligjit, ndihma e mbështetja juaj e bën më të lehtë përmbushjen e misionit tonë.
Denonconi çdo rast të paligjshmërisë në cilëndo fushë që ajo shfaqet dhe konstatohet nga ana juaj.
Një thirrje dhe apel edhe për ata banorë që gënjehen nga persona apo grupe kriminale duke rënë pre e tyre për tu përfshirë në aktivitetin kriminal të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, që të tregohen të kujdesshëm dhe të denoncojnë çdo indicje për ushtrim të kësaj veprimtarie kriminale.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër me mbështejten e Drejtorisë së Përgjithshme të Polcisë së Shtetit është e vendosur për të goditur çdo fenomen kriminal që shfaqet dhe për këtë në ditët në vijim do të intensifikojmë kontrollet në territor, në ambiente të mbyllura ku mund të kulftivohet kanabis me anë të llambave.
Gjithashtu dua të siguroj qyetarët se Policia e Qarkut Shkodër është tërësisht e angazhuar për të garantuar rendin e sigurinë, për të zbatuar masat e paketës së sigurisë në shkolla dhe për të forcuar bashkëpunimin me agjencitë e zbatimit të ligjit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimit në përgjithësi dhe të krimit të organizuar në veçanti”, tha Policia e Shkodrës./tch
Berisha i PDK-së uron Ditën Ndërkombëtare të Televizionit
Vendosen posterë në veri me mbishkrimin “Ja ku jemi për Kris...
Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë tri vendimet
Sot i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçarit nga Malisheva që ...
Arrestime të kundërligjshme dhe tortura fizike dhe psikologj...
Kosova U-19 synon fitoren tjetër, ja formacioni zyrtar