Google ADS

Sekuestrohen 40 mln euro drogë, 37 të arrestuar në Itali e Shqipëri!

10:44 | 30 Qershor 2020
Arbresh Info

37 persona janë arrestuar gjatë një operacioni të përbashkët mes Departamentit të Antimafias Italiane dhe i autoriteteve shqiptare të akuzuar për trafik ndërkombëtar të drogave të marijuanës, kokainës dhe kanabisit.

Arrestimet u kryen në Itali dhe Shqipëri, ndërsa gjatë hetimeve në kohë janë sekuestruar 3 tonë e gjysmë droge që kap në treg një vlerë prej 40 milionë euro.

Hetimet kanë çuar në sekuestrimin e 3 ton e gjysmë drogë tipit marijuanë, kokainë e kanabis,  e vlefshme për të përgatitur 7 milionë doza drogë. Gjithashtu prokuroria ka dhënë urdhër për sekuestrimin e një pasurie me vlerë 4 milionë euro .

Grupi kriminal vepronte që prej viti 2015 Operacioni u zhvillua gjatë operacioneve të koduar “Kulmi” e “Shefi”

Operacioni i drejtuar nga Antimafia e Barit u zhvillua në bashkëpunim me repartet e Antimafias, të Policisë së Shtetit e të Guardia di Finanzës së qyteteve Foggia, Lecce, Bologna, Roma, Napoli e Catanzaro, si dhe në bashkëpunim me Autoritetet Shqiptare, me Criminalpol, me zyrën ndërlidhëse të Interforze në Tiranë e me koordinimin e Eurojus./Shqiptarja.com/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme