Sekuestrohen 36 kilogram lëndë narkotike, i kishin fshehur brenda frutave

22:53 | 9 Janar 2019
Arbresh.info

Një organizatë e trafikut të kokainës nga Amerika Latine, që drejtohej nga një shtetas shqiptar, njëkohësisht edhe financues i organizatës është shkatërruar nga policia greke.

Shqiptari, ideniteti i të cilit ende nuk dihet rezulton i arrestuar në Gjermani.

Autoritetet sekuestruan 36 kg kokainë që vinte në Greqi nga Brazili me rrugë ajrore.

Droga ishte e fshehur në fruta ACAI (superfood).

Ndërkohë që në pranga janë vënë 6 shtetas greke, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Ky i fundit kontrollonte transportin dhe mendohet se fshihet ne Ameriken Latine.

Gjashtë  muaj më parë e njëjta organizatë ka trafikuar kokainë të fshehur në rroba.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme