Sekuestrohen 300 tableta ekstazi, 4 të arrestuar në Tiranë

09:53 | 17 Dhjetor 2024
A Z

Katër persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit të koduar “Drug party”.

Këta persona u lokalizuan në rrugën “Pjetër Bogdani” dhe gjatë kontrollit fizik të tyre, iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 300 tableta të dyshuara narkotike e llojit ekstazi (MDMA), raporton Abcnewsalbania.

Gjithashtu gjatë kontrollit të dyqanit të njërit prej tyre në rrugën “Pjetër Bogdani”, u gjetën disa pajisje elektrike të cilat dyshohet se përdoren për kultivimin të lëndës narkotike kanabis.

 

 

Të ngjashme