Një sekuestrim i madh me vlerë mbi tre milionë euro në Shqipëri i ka dhënë një goditje të rëndë një sindikate shqiptare që importonte drogë dhe më pas i shiste në të gjithë Italinë.
Njësia e Policisë Ekonomiko-Financiare e Guardia di Finanaza të Brescias dhe Shërbimi Qendror i Hetimit për Krimin e Organizuar (S.C.I.C.O.), së bashku me autoritetet shqiptare, kryen sekuestrimin parandalues të pesë pronave, pesë kompanive individuale dhe aksioneve të shoqërisë në Shqipëri të një kompanie që operon në sektorin e karburanteve, tre automjete dhe një anije peshkimi, të gjitha me vlerë mbi 3 milionë euro.
Urdhri i sekuestrimit është dhënë më 6 tetor të këtij viti.
Të sekuestruara mbetën 120 kilogramë kokainë, 15 kilogramë heroinë të pastër, 129 kilogramë marihuanë dhe 92 kilogramë hashash, sipas medias italiane Il Giorno.
Hetimet çuan në zbulimin e një shoqate kriminale me origjinë shqiptare, drejtuesit e së cilës, nga Shqipëria, nëpërmjet njerëzve të tyre të besuar, menaxhonin një trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike me destinacion edhe në Italinë Veriore.
Kokaina që e merrnin grupi ishte e importuar nga Holanda në dysheme elektronike dyshe të prodhuara posaçërisht në mjetet me rrota që përdoren për transport.
Ndërsa trafikohej edhe heroinë 90% e pastër, e cila më pas përpunohej, për “shpërndarjen e mëvonshme tek klientët”, në dy rafineri të organizatës (që i nënshtrohen sekuestrimit nga hetuesit) të vendosura në provincat e Kremones dhe Milanos.
Gjithashtu edhe marihuanë, farat e së cilës u importuan në Itali për t’u kultivuar në vend në dy serra (gjithashtu të sekuestruara) të krijuara brenda dy fermave të vendosura përkatësisht në provincat Mantua dhe Modena./tch
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...