Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së, Helga Maria Schmid, mbërrin sot në Tiranë për takime me zyrtarë të lartë, stafin e Prezencës së OSBE-së dhe aktorë të tjerë në Shqipëri.
Sekretarja e Përgjithshme do të takohet me Presidentin Bajram Begaj, Kryeministrin Edi Rama, ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe me Kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.
Gjithashtu, ajo do të ketë një takim me deputetë, përfshirë përfaqësuese të Aleancës së Grave Deputete, si edhe me përfaqësues të shoqërisë civile.
Schmid do të takohet me kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Guido De Sanctis dhe ekipin e tij.
Sekretarja e Përgjithshme, Schmid dhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Xhaçka pritet të dalin me një deklaratë për mediet, në mjediset e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme./Atsh
Rama: Vetëm këtë vit në kryeqytet janë mbjellë 30 mijë kuror...
Tayna lanson projektin e ri muzikor “Obsesion”
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...
Komuna e Vushtrrisë ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi ...
Kim Jong Un urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sulmues