Google ADS

Sekretari Blinken uron Shqipërinë

11:20 | 28 Nëntor 2024
R J

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka uruar Shqipërinë në 112-vjetorin e Pavarësisë.

Sekretari ka theksuar se marrëdhënia e ngushtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë është e bazuar në vlerat e përbashkëta demokratike, si dhe në një dëshirë të përbashkët për paqe dhe siguri.

Ai ka nënvizuar se këto lidhje të forta janë thelbësore për forcimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e zhvillimit të mëtejshëm të Shqipërisë dhe rajonit.

“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i shpreh urimet tona më të mira popullit të Shqipërisë teksa ju festoni 112-vjetorin e Pavarësisë. Marrëdhënia e ngushtë midis kombeve tona është e ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta demokratike dhe një dëshirë reciproke për paqe dhe siguri.”, ka thënë Blinken, bën të ditur Ambasada e Amerikës në Tiranë në një postim në “X”./Arbresh.info/

Image

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme