Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo do të vizitojë javën e ardhshme Shqipërinë. Vizita e tij bëhet në kuadër të Forumit Kundër Anti-Semitizmit që do t’i mbajë punimet në Tiranë më 28 Tetor.
Qëllimi i konferencës do të jetë krijimi i një fronti të bashkuar midis Ballkanit për të punuar së bashku në mënyrë që të zhduket plaga e Anti-Semitizmit nga ligjërimi dhe të krijohet shoqëri më e mirë, më tolerante për brezat e ardhshëm.
Praninë e Sekretarit të Shtetit e ka konfirmuar edhe ambasadorja amerikanë në Tiranë, Yuri Kim, e cila ka vlerësuar Shqipërinë si një shtet që mbrojti hebrenjtë, kur askush tjetër nuk e bënte gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Gjatë seancës së të enjtes, Kuvendi i Shqipërisë miratoi edhe një rezolutë kundër Anti-Semitizimit./tvklan.al/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...