Segmenti rrugor Elbasan-Tiranë gati brenda vitit

17:05 | 12 Prill 2019
Arbresh.info

Më 17 maj do të hapet për qarkullimin e automjeteve i gjithe segmenti rrugor nga Tirana në Elbasan. Ndërkohë që by passi i Fierit do të jetë i kalueshëm brenda sezonit veror. Drejtoresha e ARRSH Sonila Qato tregoi të gjitha rrugët që do të jenë gati brenda vitit.

Punimet do të mbyllen brenda vitit në shumë prej segmenteve rrugore kryesore në vend. Drejtoresha e Përgjithshme e Autoritetit Rrugor Shqiptar Sonila Qato në një intervistë në ERTV tregoi se kur do të hapen për qarkullimin e automjeteve disa prej akseve rrugore.

“17 maj mbyllet aksi kryesore Tiranë – Elbasan. Rehabilitohet rrëshqitja pas tunelit korrigjuar më 25 prill

Infrastukturën e veprave të artit Kukës Morinë që deri në fund të vitit me të gjithë elementët.

Elbasan – Banjë përfundojnë punimet, në dy lote po punohet në Skrapar- Përmet do të lehtësojnë transportin.

Një korsi e by passit të Fierit do të jetë e hapur për automjetet në disa pika të kantierit brenda 30 qershorit”.

Paralelisht Autoriteti Rrugor Shqiptar po punon për të garantuar siguri gjatë kalimit në shumë prej urave në vend.

“Ura e Rrogozhinës është bllokuar. Po identifikojmë burimin e financimit për të rehabilituar 30 ura”.

Verifikimi i kryer për herë të parë në 630 ura në vend nxorri në pah se 30 prej tyre janë në gjendje kritike, ndërsa shtatë paraqesin risk të lartë.

“Autoriteti Rrugor shqiptar po punon për të eleminuar që janë quajtur pika të zeza për sigurinë rrugore për mjetet dhe qytetarë. Banka Botërore dhe qeveria po përgatiten. Rritje standardesh dhe investimesh”. /abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme