Kuvendi i Shqipërisë sot mban seancën e radhës plenare, ku është paraparë një rend dite i ngjeshur me rreth 15 çështje për shqyrtim.
Në agjendë janë përfshirë për ratifikim disa marrëveshje që lidhen me projekte në infrastrukturë, por dhe me sistemin bankar, me atë arsimor, mjedisin, etj.
Po ashtu, janë parashikuar për shqyrtim dhe disa pr/ligje, si ai “Për financat e qeverisjes vendore”, një ndryshim në ligjin “Për investimet e huaja”, disa ndryshime në ligjin “Për Policinë e Shtetit”, në ligjin “Për prokurimin publik”, etj.
Ndërkohë opozita vijon bojkotimin e parlamentit prej gati dy muajsh, duke këmbëngulur në kërkesën për krijimin e një qeverie teknike që do të ishte garancia për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...