Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend, Balla: Ky president do mbahet mend si kundërshtari më i madh i Kushtetueses

11:01 | 15 Nëntor 2019
Arbresh.info

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për të miratuar projekt- rezolutën ndaj presidentit Ilir Meta, sa i takon çështjes problematike të përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas rezolutës, Kuvendi i bën thirrje Presidentit të reflektojë, të mos dalë jashtë kompetencave. Në të gjykohet se Presidenti Meta mori abuzivisht kompetencat e KED-së dhe se emërimi i Xhaferllarit ishte në kundërshtim të hapur dhe flagrant me ligjin.

“Kemi detyrim të gjejmë zgjidhje pas situatës së krijuar nga presidenti. Edhe pse me pozicion honorifik, presidenti ka tentativa për të krijuar bllokim. Ky president do të mbahet mend si kundërshtari më i madh i Kushtetueses”, u shpreh kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Më tej shtoi:

“Presidenti po pengon plotësimin e vakancave në këtë gjykatë. Ekspertët kanë parashikuar dhe mekanizama zhbllokues për situata të tilla. Presidenti po bën ç’është e mundur për të penguar reformën në drejtësi. Reforma nuk është e mazhorancës, por e shumicës së qytetarëve. E papranueshme që Presidenti të përgojojë drejtues të institucioneve të tjera”, deklaroi Taulant Balla./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme