Google ADS

Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë nis me një minutë heshtje për Ismail Kadarenë

12:59 | 4 Korrik 2024
R J

Kryeparlamentarja e Shqipërisë, Lindita Nikolla hapi seancën e sotme me një minutë heshtje, për ta nderuar gjeniun e letrave shqiptare, Ismail Kadarenë me rastin e vdekjes së tij.

Nikolla u shpreh se Kadare nderoi popullin shqiptar, dhe për këtë të gjithë i janë mirënjohës, përcjell Klankosova.tv.

“Dje u përcoll në banesën e tij të fundit, të gjithë i jemi mirënjohës Ismail Kadaresë, krijuesit dhe ai që na nderoi lartë. Një minute heshtje”, tha Nikolla.

Të ngjashme