Aeroporti i Vlorës do të të mundësojë fluturime transoqeanike, sipas kryeministrit Edi Rama.
Gjatë fjalimit nga kantieri ku sot nisi puna për ndërtimin e Tunelit të Llogorasë, Rama tha se brenda pak javësh do të nisë puna dhe për aeroportin e Vlorës, që do të jetë i një kategorie të lartë.
“Për pak ditë, pas një kalvari të vërtetë, ne do të ngremë kantierin e aeroportit të ri të Vlorës. Do të jetë një aeroport ndërkombëtar, por jo vetëm kaq. Do të jetë një aeroport që do të sjellë vlerë të shtuar si një aeroport i një kategorie të lartë. Kategoria 4E, ndër më të lartat sipas standardeve europiane, që do të ofrojë fluturime kudo, edhe kapacitete fluturimesh transoqeanike dhe shërbime që sot, ende nuk i ka aviacioni civil shqiptar, që më pas do të jenë të mundura edhe për aeroportin ‘Nënë Tereza’.”/tch
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhuron sot libra për mbi 30 b...
Moti në Shqipëri do të jetë me diell dhe mjegull
Nëntë ditë nga zgjedhjet Trump tubim në Manhatan, Harris në ...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara