Çdo pengesë e bën Ballkanin Perëndimor më vulnerabël ndaj ndikimit të palëve të treta, tha kancelari gjerman.
Kancelari gjerman Olaf Scholz po angazhohet fuqimisht për hapjen sa më të shpejtë të negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Scholz tha të hënën në Berlin, pas një takimi me homologen suedeze Magdalena Andersson, se të dy janë të mendimit se ka ardhur koha për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut: “Çdo vonesë e bën Ballkanin Perëndimor më vulnerabël ndaj ndikimit të palëve të treta,” paralajmëroi Scholz.
Nuk është hera e parë që kancelari gjerman e shtyn përpara axhendën e zgjerimit.Çelja e negociataveaktualisht pengohet nga konflikti mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Verut. Shqipëria tani po përpqiet për çeljen e negoicatave edhe pa Maqedoninë e Veriut. Së fundmi në Berlin ishte kryetari i grupit parlamentar të maxhorancës së Shqipërisë, Taulant Balla, pikërisht për të lobuar për shkëputjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në procesin e zgjerimit. /DW
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerë...
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres...
Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi...
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...