Google ADS

Scholz: Gjermania angazhohet për negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë

20:02 | 11 Prill 2022
KRG

Gjermania angazhohet për negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

Këtë premtim e dha kancelari gjerman Olaf Scholz në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama sot në Berlin.

Ai tha se Shqipëria ka bërë hapa para në sundimin e ligjit të drejtat e njeriut dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Koordinimi përballë qasjes agresive ruse kundër Ukrainës. Na bën të qartë dhe në mënyrë të dhimbshme që arritjet evropiane nuk janë të vetëkuptueshme ne duhet të angazhohemi çdo ditë nga e para. Gjermania angazhohet me këmbëngulje për negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo ka rëndësi vendimtare për rajonin dhe Evropën. Shqipëria merr përgjegjësi konstruktive si anëtare jo e përhershme e OBB-së, NATO-s, OSBE dhe shumë forumeve ndërkombëtare”, tha Scholz.

Në konferencën e përbashkët për shtyp Scholz kërkoi presidentit rus armëpushimin në luftën ndaj Ukrainës, ndërsa njoftoi nënshkrimin nesër në Tiranë të marrëveshjes për njohjen reciproke të patentave.

“Së bashku i kërkojmë Putin-it armëpushim dhe të zhvillojë negociata paqeje. Marrëdhëniet tona me Shqipërinë janë të shkëlqyera. Nesër në Tiranë nënshkruhet marrëveshje për njohjen e patentave. Shqipëria ka bërë hapa të mëdha përpara në sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut dhe për luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Dua t’ju inkurajoj që të vazhdoni t’i zbatoni. Të rigjallërojmë procesin e Berlinit qarkullimi i lirë i personave dhe mallrave ka rëndësi për rajonin. Unë angazhohem me qeverinë time”, tha kancelari Scholz./A2

Të ngjashme