“S’bëra dot dush”, ankesat e grekut të arrestuar për vrasjen e Kasmit

09:55 | 8 Shkurt 2018
Arbresh.info

Shtetasi grek Efthymios Efthymiou në akuzë për ekzekutimin e Devi Kasmit kundrejt një shumë eurosh është shfaqur dje i hutuar në sallën e gjyqit.

“Panorama” shkruan se ai është ankuar tek avokati i tij për kushtet në paraburgim.

Ai i ka thënë avokatit, para se të niste seanca, se nuk kishte mundur të bënte dush në paraburgimin e Policisë së Drejtorisë së Tiranës.

Tjetër ankesë e tij ishte se në paraburgim nuk e kishin lënë të konsumonte duhan. Ai u shfaq mjaft i hutuar në çelje të seancës, teksa qëndronte në kafazin prej xhami, së bashku me tre të arrestuarit e tjerë./Panorama

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme