Sazani dhe Karaburuni ishte destinacioni i 4963 turistëve vendas e të huaj gjatë muajit qershor të këtij viti, të cilët kanë kanë udhëtuar nga porti i Vlorës me anijet turistike.
Porti i Vlorës bën të ditur për ATSH-në se “në muajin qershor ka patur një rritje të fluksit të turistëve si nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, por edhe të turistëve të huaj, të cilët kanë kuriozitet për të parë nga afër këta ishullin e Sazanit dhe gadishullin e Karaburunit”.
Sipas portit, nga këta turistë, 1727 kanë qenë të huaj nga vende të ndryshme të botës si si Polonia, Italia, Amerika, Hungaria, Holanda, Finlanda, Suedia, Gjermania, Kanadaja, etj.
gjatë sezonit turistik, anijet turistike operojnë me një grafik më të ngjeshur, duke udhëtuar pothuajse përditë.
I shpallur në vitin 2010 Park Kombëtar Detar, Karaburun-Sazani është i vetmi park detar kombëtar i Shqipërisë. Parku ofron atraksione të shumta natyrore, kulturore, historike dhe turistike. Tani zona mund të vizitohet nëpërmjet udhëtimeve ditore që zhvillojnë operatorët turistikë që nisen nga porti i Vlorës.
Kjo ofron mundësi reale për të vizituar parkun dhe ofruar një ditë ndryshe në gjirin e Vlorës.
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...