Shkrimtari i famshëm italian që ka denoncuar dhe raportuar mbi mafian italiane, i cili jeton në fshehtësi dhe mbrojtje speciale, për shkak të kërcënimit me vrasje nga ana e mafies.
Saviano ka dhënë një intervistë për Euronews në lidhje me krimin e organizuar ndërkombëtar.
Ndër të tjera ai ka pohuar:
Të gjitha gomonet që kalojnë mesdheun menaxhohen nga kartelet, por jo nga kartelet italiane siç mendojnë të gjithë. Mafia nuk ka gisht në këtë trafik. Janë grupet turke, libiane dhe libaneze që kanë investuar në trafikimin e njërëzve dhe Evropa nuk ka as idenë më të vogël për këtë zhvillim.
Kartelet që menaxhuan mbërritjen e sirianëve në Evropë janë të gjitha pjesë e mafies turke, e cila është e njëjta mafie që menaxhin heroinën që vjen nga Afganistani.
Shteti Islamik (SHI), Kalifati, për shembull, ka tre burime kryesore fitimi, të gjitha nga aktivitete kriminale: shantazhi ndaj bizneseve, kontrabanda e naftës dhe kontrabanda e veprave të artit. Burimi i katërt është droga—kategoni që është një lloj meta-amfetamine ose marijuana që SHI kultivon në Shqipëri.
Ne kemi zgjedhur të mos thellohemi shumë në kuptimin e situatës dhe ta lexojmë atë në mënyrë sipërfaqësore si një përplasje qytetërimesh, kur në fakt kemi të bëjmë me një përplasje mes grupeve kriminale.
Më parë ka pasur disa akuza të tilla edhe nga burime të tjera.
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...