Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi konfirmoi sot në një deklaratë për shtyp se satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” kanë nisur që të sjellin imazhet për Shqipërinë. Të paktën 4 ditë në javë, ministra tha se merren imazhe nga dy satelitët.
“Është fillimi. Nga Janari, sapo janë lançuar kemi filluar të marrim imazhet e para. Ne marrim çdo javë, të paktën 4 ditë në javë marrim imazhe nga dy satelitët, të cilat përpunohen nga ASIG, nga Agjencia për Informacionin Gjeo-Hapësinor. Aty kemi staf shumë të mirë, të specializuar. Një nukël që po dedikohet për përpunimet e imazherisë. Do shtohen edhe në numër, edhe trajtimi me pagë do jetë goxha më i lartë. Të gjithë punonjësit IT, do ketë trajtim të posaçëm. Ky nukël merr imazhet satelitore dhe i përpunon ato me gjuhën e përdorshme apo të kuptueshme nga çdo institucion.
Imazhet jo gjithmonë janë të kolauduara. Është ASIG që po specializohet dhe po i përpunon ato. Janë edhe në varësi të motit. Nëse është një mot me re, imazhet nuk janë shumë të përdorshme, por janë periodike, janë të vazhdueshme, çdo javë. Patjetër që na vlejnë (imazhet)”, tha ministri Peleshi.
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...