Plagosi me mjet të mprehtë një 20-vjeçar, shoqërohet autori i dyshuar i ngjarjes.
Ka mbërritur i plagosur në spitali e Sarandës një 20-vjeçar me emrin Aurel Shino.
Mësohet se Shino është një punonjës parkimi në një kompleks turistik në Sarandë.
20-vjecari ka marrë plagë me thikë në anën e majtë poshtë brinjëve në rrugën “Turizën- Kanali i Cukës”.
Sipas policisë ai është plagosur nga shtetasi me iniciale, O. L, 23 vjeç, banues në Sarandë.
Ai ka tentuar të shkojë në spital por për shkak të plagëve ka ndaluar pasi ka përshkuar rreth 1 km dhe më pas është marrë nga një mjet i rastit që e ka çuar në spital.
20-vjeçari Aurel Shino është banor i fshatit Vllahat, bashkia Delvinë.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së njoftimit rreth orës 19:30, se në rrugën Butrinti, Sarandë, ishte goditur me mjet të mprehtë shtetasi A. SH., menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta e profesionale bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme procedurale të shtetasit O. L, 23 vjeç, banues në Sarandë. Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti, për motive të dobëta, ka goditur me mjet të mprehtë A. SH., 20 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.” – njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Pjesëtarët e FSK-së trajnohen për përdorimin e mortajave në ...
Prokuroria Speciale ia përsërit ftesën kryeministrit Kurti p...
Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve, Kosovë – Shqipëri mbyl...
Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për ...
Hoxha: Policia vazhdon të mbetet ndër institucionet më të be...
Dyshime të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, Prokuroria Them...