Sarandë, konsumoi fotoksinë, humb jetën 37-vjeçarja

22:39 | 5 Shtator 2020
Arditë Shkodra

Mesditën e sotme, në Spitalin e Sarandës ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetësja E. D., 37 vjeçe, pasi kishte konsumuar lëndë të dyshuar fotoksinë.

37-vjeçarja është transportuar me helikopter për ndihmë më të specializuar në Spitalin e Nënë Terezës, Tiranë, por gjatë rrugës ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme