Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Sarandë në orët e para të mëngjesit. Drejtuesi i mjetit tip “Benz” ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përplasur për vdekje këmbësorin dhe më pas është përplasur me një mjet tjetër.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:45, në aksin rrugor Sarandë-Tuneli i Skërfices, në afërsi të rrethrrotullimit të fshatit Bajkaj.
63-vjeçari E. O., 63 vjeç, ka përplasur për vdekje 72-vjeçarin L. Xh., i cili ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Sarandës.
Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
/rtsh.al/
Mickoski: Jam i përgatitur për kompromis, por të mos marrim ...
Hamza në Istog: Dukagjini do ta ketë mbështetjen e duhur për...
EULEX mirëpret nisjen e hetimeve lidhur me pretendimet për r...
Heidi Baci largohet nga emisioni Goca & Gra, numëron ed...
883 milionë euro nga Plani i Rritjes, Koopman përgëzon Kosov...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme