Sarandë, digjet brenda shtëpisë 54-vjeçari

21:00 | 16 Nëntor 2020
Arbresh.info

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Sarandë, ku një person ka humbur jetën, pasi banesa ku jetonte u përfshi nga flakët.

Policia bën me dije se ngjarja u regjistrua rreth orës 18:30, në lagjen nr.1, ndërsa viktima e kishte marrë banesën me qira.

Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje tragjike, ndërsa policia ka nisur hetimet.

“Më datë 16.11.2020, rreth orës 18:30, në lagjen nr.1, Sarandë ka marrë flakë banesa e shtetasit V. S. i cili aktualisht ndodhet në Greqi, si pasojë e flakëve ka humbur jetën shtetasi S.K., 54 vjeç, i cili jetonte me qera në atë banesë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policë së Shtetit./gazetashqip/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme