Një atentat me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në një pikë bastesh sportive në qytetin e Sarandës. Burimet policore nga vendi i ngjarjes thonë se përplasja me armë ndodhi fill pas përfundimit të ndeshjes Real Madrid – Atletiko.
Persona të armatosur qëlluan në drejtim të pikës së basteve, por fatmirësisht askush nuk është lënduar. Mësohet se shënjestra ishte 42-vjecari Rudin Haxhia. Ai është i njohur si pronari i diskos “Ecuador” dhe ndaj tij ka pasur të paktën edhe 6 atentate të tjera. Autorët janë larguar dhe kanë lënë pas dy armët me silenciator.
Atentatet
19.02.2008 – plagosur me pistolete ne lagjen nr.4 Sarande
02.12.2011 – plagosur me Kallashnikov ne lagjen nr.1 Sarande
04.04.2013 – eksploziv poshte makines ne ecje ne Gjirokaster,
18.02.2015 – u plagos me thike ne Sarande
31.12.2015 -qellohet me 15 plumba ne Sarande, teksa udhetonte me makine, merr 6 plumba ne trup por mbijeton.
Tritol ndaj diskos
Sulmi i parë më datën 05.08.2011
Sulmi i dytë më datën 15.09.2013 në lagjen nr.1 Sarandë
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...