Edhe pse në parim jemi në mbyllje të sezonit veror, Saranda pret pushues edhe në shtator.
Sipas kreut të operatorëve të qytetit bregdetar, shtatori do të sjellë turistë që harxhojnë më shumë para.
Sezoni turistik në Sarandë nuk përfundoj me ikjen e verës dhe kjo nuk është risi për qytetin bregdetar.
Prenotimet e vjeshtës janë optimiste. Edhe pse sezoni në tëresi u mbyll me 10-20% të peezencës tiristike, shtatori duket i përafert sa i takon rezervimeve njësoj si ai i një viti më parë.
Për Arben Çipën, kreun e Shoqatës së Operatorëve Turistik Sarandë situata është e kenaqshme.
“Jemi aktiv në frekuencën e muajit gusht, ndoshta më pak sesa gushti, shtatori është konkurent i gushtit në lidhje me operimin e operatorëve turistik,” -tregon ai.
Turistët e rinjë dhe të pavarur kanë prevaluar gjatë korrik dhe gushtit, pritet të jenë edhe në shtatodo.
Ndërsa operatorëve, janë pushuesit që shpenzojnë më shumë para.
“Moshat e treta dhe të mesme janë ata që nga ana ekonomike gjenerojnë shumë herë më tepër nga moshat e reja, duke e thënë këtë në mënyrë më praktike se janë të detyruar të shpenzojnë sidomos për vaktet e ushqimit, se kjo lidhet me organizmin dhe porositë e doktorit, për kuriozitet kjo.” -shprehet më tej Çipa.
Ndërsa polakët e kanë kthyer Sarandën tashmë në destinacionin e tyre të preferuar, priten turistë edhe nga vendet e tjera të Evropës Perendimore.
Vjeshta në Sarandë vijon të jetë e frytshme në turizëm, duke e zgjatur kështu akoma më shumë sezonin veror tradicional./euronews.al/
Mbappe i “pamëshirshëm”, realizon eurogol ndaj Sevillës
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...
Drita e mbyll si kampione stinorin vjeshtor, Ballkani e ndje...
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...