Covid-19 nuk ka shënuar asnjë rast pozitiv në Sarandë, por dëmet në ekonomi po ndihen qysh tani.
Në qytetin jugor duhet të kishin mbërritur turistët e huaj dhe krocerat, por situata e pandemisë ka mbyllur çdo biznes në sektorin e hoteleri turizmit. Edhe peshkimi po pëson krizë, për shkak të rënies se fuqisë blerëse.
Koronavirusi, nuk ka prekur asnjë qytetar në Sarandë, por ekonomia nuk i ka shmangur demet për shkak të situatës së krijuar.
Në qytetin jugor duhet të kishin mbërritur turistët e huaj dhe krocerat, por situata e pandemisë ka mbyllur çdo biznes, ndërsa sektori i hoteleri turizmit, fle si asnjëherë tjetër.
Disa hotele vijojnë ende rikonstruksionet dhe përgatitjet për sezonin veror, pa pasur një datë kur dyert e tyre do të hapen.
Përveç turizmit që është sektori më i prekur edhe peshkimi në këtë qytet ka dhënë shenjat e krizës.
Në Sarandë peshkatarët thonë se askush nuk po blen më produkte deti, një pjesë e tyre nuk i nxjerrin më varkat.
Ndërsa të tjerë kthehen në shtëpi me produktet e pashitura./oranews
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...