Saranda ende nuk ka përfunduar me masat për sezonin turistik.
Selmani nga Kosova që e nisi më herët se zakonisht plazhin sivjet thotë se plazhet publike janë të pamjaftueshme duke e kthyer në detyrim blerjen e shërbimit të privatëve.
“Çka nuk është në rregull ta zëmë nga Butrinti nuk kemi ku të shkojmë të gjitha janë të mbuluar me privatë”, thotë Selman Fazlliu.
Thori nga Norvegjia mbërriti në Sarandë me të shoqen dhe disa miq pak ditë më parë.
“Para se të vinim kishim dëgjuar se plazhi këtu është plot me njerëz por tani për tani jemi vetëm ne, ndoshta është herët. Çmimet dhe shërbimet janë mirë por kaq shumë godina të papërfunduara nuk të lënë ndjesi të mirë, dhe tjetra është se kemi parë shumë mbeturina gjithandej”, thotë Thor – Eilif Kittelsen pushues.
Ajo çka pritet të ulë disi të ardhurat për njësitë akomoduese dhe restorantet lidhet me shtimin e të pakten 300 shtretërve këtë vit si dhe një numri restorantesh të reja. Çmimet duket se do të përcaktojnë ndjeshëm rregullat e konkurrencës këtë sezon në Sarandë dhe Ksamil.
“Këtë vit interesi i pushuesve është goxha i rritur, është rritur pothuajse 10%. Presim një rritje goxha të madhe sidomos në muajt e korrikut dhe gushtit”, thotë Andi Stathi, menaxher hoteli.
Saranda me një kapacitet të përnatshëm akomodues prej rreth 28 mijë shtretër ende dominohet prej turistëve njëditorë të orientuar drejt turizmit kulturor. Këtë vit kompanitë turistike flasin për turistë suedezë dhe nga vende të tjera të Veriut të Europës që pritet të vizitojnë Sarandën deri në tetor.
Deri tani rreth 110 anije cruiz kane prenotuar prekje te portit te Sarandes. Risi pritet të jenë edhe vizitorët amerikanë./t.ch
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...