Saranda, një nga qytetet më të preferuara për Vitin e Ri

23:53 | 29 Dhjetor 2024
E.G

Kjo është pamja që ka marrë Saranda në këto ditë të fundit të vitit. Shëtitorja buzë detit është zbukuruar e gjitha. Nuk është vendosur vetëm bredhi, por edhe dritat përgjatë gjithë gjatësisë së saj.

Në shëtitore është ngritur fshati dimëror me shtëpiza ku qytetarët e vizitorët mund të konsumojnë apo blejnë dicka.

Këtë atmosferë e shijojnë më shumë të vegjlit. Qyteti i bukur në jugun e Shqipërisë po tërheq jo vetëm vizitorë vendas, por edhe turistë të huaj. Ne gjetëm aty edhe një turiste nga Japonia.

Edhe vendasit vlerësojnë veçanërisht atmosferën e krijuar në qytet. Të kënaqur janë edhe ata që tregtojnë në shtëpizat e vogla buzë detit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme