Arlind Deveja është një mjek pediatër i diplomuar rishtas.
Ai po punon me orë të tejzgjatura në spitalin e Sarandës për të përballuar fluksin e shtuar të të miturve që paraqiten në spital me diagnoza të stinës dhe simptoma të nxitura nga temperaturat e larta.
Shumica e të miturve janë pacientë që po kalojnë pushimet në Sarandë, ndërsa paraqitja në spital është vazhdimisht e vonuar sipas mjekut që përballon të paktën 60 raste emergjence të të miturve çdo ditë.
Edhe në repartin e urgjencës intensiteti është i lartë. Intoksikacionet nga alkooli, ushqimet dhe temperaturat e verës, sjellin në urgjencën e spitalit të Sarandës disa dhjetëra pacientë çdo ditë. Spiro Tralo sapo ka marrë shërbimin 24 orësh. Menjëherë i duhet të trajtojë 3 raste të reja në urgjencë.
Kreu i këtij spitali Tajar Lako thotë se spitalit i mungojnë të paktën 5 mjekë specialistë, përfshi këtu mjekë pediatër, kirurgë të përgjithshëm, kardiologë etj. I gjithë personeli po punon gjatë verës pa ditë pushimi.
Spitali I Sarandës me kapacitet rreth 100 shtretër dhe një xhiro të shtretërve prej 47% ka mungesë emërimesh të reja prej vitesh. Institucioni përballon çdo verë kapacitet të 5 fishuar të pacientëve që kalojnë pushimet në Sarandë, por vijon të ndjejë mungesën e mjekëve për specialitete si pediatria, kirurgjia e përgjithshme, kardiologjia dhe të tjera. I gjithë fluksi ditor po përballohet aktualisht nga 29 mjekë dhe 86 infermierë./TCH
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...