Sapo u kishin ndërtuar shtëpinë, nëna me 5 fëmijët sërish në qiell të hapur

22:00 | 22 Tetor 2019
Arbresh.info

Një shtëpi është djegur në fshatin Bardullush në Bashkinë e Vaut të Dejës. Ngjarja është regjistruar rreth orës 17:00 dhe familja që është prekur ka qenë ajo Ndoci.

Shtëpia është shkrumbuar e gjitha, por fatmirësisht askush nuk është lënduar. Kanë qenë banorët e zonës ata të cilët kanë njoftuar zjarrfikësen pasi nëna me pesë fëmijët nuk ka qenë në banesë.

Ndërtesa ka pasur vetëm një vit që ka qenë ndërtuar nga kisha pasi familja Ndoci është në kushte shumë të vështira ekonomike.

Banorët shprehen se zjarrfikësit kanë vonuar rreth 1 orë për të shkuar në vendngjarje.

Zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme