Dalin detaje të reja nga aksidenti i rëndë që ndodhi në fshatin Bujqës në Elbasan, ku si pasojë e daljes së mjetit nga rruga, humbi jetën një 3-vjeccar.
Drejtuesja e mjetit, 38-vjeçarja Olsjana Maloku, e cila drejtonte mjetin tip “Ford”, kishte shkuar me djalin e saj në farmaci, kur një grua thuhet se i ka prerë rrugën makinës.
Kjo ka bërë që shoferja, në tentative për të evituar përplasjen, ka devijuar drejtimin e lëvizjes së automjetit dhe për pasoje është përplasur me një shtyllë ndriçimi dhe me pas ka dalë nga rruga duke perfunduar ne nje are, shkruan NOA.
Për pasojë fëmija i saj ka marrë plagë të rënda. Megjithëse është dërguar me urgjencë në spital nuk ka mundur të mbijetojë.
38-vjeçarja kishte ardhur para pak ditësh për pushime në Shqipëri nga Suedia ku jeton me familjen, ndërsa është nënë edhe e dy vajzave binjak, 6-muajshe.
Ndërkohë bashkëshorti i saj do mbërrinte këtë fundjavë në Shqipëri për t’ju bashkuar familjes për pushimet verore. Aktualisht 38-vjeçarja ndodhet në spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë mbi aksidentin:
Më datë 05.08.2021, rreth orës 09:15, në fshatin Bujqës, Elbasan, shtetasja O.M., 38 vjeçe, banuese në fshatin Mengël, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi D.M., 3 vjeç, i cili ishte pasagjerë në këtë mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...