Google ADS

Sandër Lleshaj: Qëndroni në shtëpi

18:25 | 12 Mars 2020
Arbresh.info

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nëpërmjet një postimi në Twitter ka kërkuar që të qëndrojmë në shtëpi.

Statusi i Lleshajt:

Situata përballohet kur secili bën pjesën e tij. Ndërkohë që punonjësit e shëndetësisë, të policisë, ushtarakët e të tjerë duhet të mbajnë barrën kryesore, të tjerët duhet të bëjnë një gjë më të thjeshtë, por po aq të rëndësishme: të qëndrojnë në shtëpi.

Policia, e mbështetur nga Ushtria, vijon kontrollin e gjerë për kufizimin e lëvizjeve në të gjithë vendin.

Orët dhe ditët në vijim janë vendimtare për frenimin e përhapjes së virusit në vend.

Ndaj ky angazhim do të njohë thellim të mëtejshëm, me bindjen se qytetarët do të bashkëpunojnë dhe mbështesin strukturat e vijës së parë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme